Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka ka folur rreth koalicionit NISMA – AKR – PD dhe gjithashtu fokuset që ka ky koalicion për të ardhmen.
“Tri kauzat që do t’i definoja tash për momentin janë fokusi në rini, kryesisht me edukim, sport dhe kulturë. Fokusi në zhvillim ekonomik që është pika jonë më e fortë dhe fokusi në reforma të shëndetësisë”, tha Lluka për lajmi.net.
Lluka është shprehur se koalicioni funksionon mirë ashtu siç janë pajtuar palët që në fillim duke theksuar se aktivitetet disa i zhvillojnë bashkë e disa të tjera ndaras.
Lluka ka folur edhe për largimin nga Aleanca Kosova e Re të dy anëtarëve, Labinot Tahiri dhe Agim Bahtiri që njëherit kanë kaluar në AAK dhe në Vetëvendosje.
Lluka ka thënë se është bërë mirë që janë larguar nga partia, duke treguar edhe për presionet dhe shantazhet që kanë bërë brenda partisë Bahtiri e Tahiri.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë Lluka ka folur edhe për dështimin e AKR-së në Ministrinë e Jashtme ku Behgjet Pacolli nuk ia ka dalë të sjellë njohje për Kosovën.
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...