Trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino thotë se tifozët kanë të drejtë për të kritikuar atë pas një fillimi të dobët të sezonit.
“Spursët” kanë siguruar tetë pikë nga gjashtë ndeshje në Premierë Ligë dhe janë eliminuar nga Carabao Cup në formë tronditëse nga skuadra e ligës së dytë Colchester United, transmeton portali arbresh.info.
Tottenhami arriti në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe përfundoi në pozitën e katërt në ligë.
“Nëse ne nuk marrim rezultatet që njerëzit presin, ne duhet të pranojmë kritikat”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Për afër pesë viteve kishte vetëm lëvdata për Tottenhamin. Tani, nëse ne e meritojmë të kritikohemi, ne duhet ta pranojmë këtë”
“Nganjëherë kritikat mund t’iu bëjnë të kuptoni se ju duhet të zgjoheni”, ka shtuar tutje argjentinasi./arbresh.info/
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt