Një plagosje me thikë u regjistrua mesditën e së enjtes në Kamëz. Policia arriti të identifikonte pas ngjarjes 3 vëllezër si autor të dyshuar të ngjarjes, por vetëm dy prej tyre u prangosën. Sipas njoftimit të policisë, konflikti ndodhi në rrugën “Teuta”, ku vëllezërit i kishin zënë pritë një 39-vjeçarit, duke e goditur disa herë në pjesë të ndyrshme të trupit me thikë.
Efektivët e Komisariatit nr.5., në Kamëz sekuestruan në banesën e agresorëve edhe katër armë gjahu. Motivi i plagosjes mbetet ende i paqartë për grupin hetimor. Dëshmia e vëllezërve të ndaluar do të hedhë më shumë dritë mbi arsyet e nisjes së konflikt ndërmjet palëve. /ABC News
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...