Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
“IPK kishte pranuar mbrëmë rreth orës 20:00 një informacion përmes “Linjës së kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 08000 3333) lidhur me dyshimin së një zyrtar policorë ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore, IPK thotë se është konsultuar edhe prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Arbresh.info
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...