Kuvendi i Republikës së Kosovës ka rifilluar sot Programin “Punëtoritë për Demokraci”, program ky i projektuar për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendi, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare.
Klasa VII e Shkollës Fillore “Nazim Gafurri” nga Prishtina, ishte grupi pjesëmarrës i punëtorisë së parë e cila u zhvillua sot në hapësirat e brendshme të Kuvendit.
Në emër të sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, nxënësve u uroi mirëseardhje drejtori i Drejtorisë për Çështje Ligjore dhe Procedurale në Kuvend, Xheladin Hoxha.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës rifillon programin e tij për edukim qytetar, ‘Punëtoritë për Demokraci’. Gjatë viteve të kaluara mijëra nxënës nga shkollat e Kosovës kanë mësuar për demokracinë, për institucionet shtetërore, për të drejtat dhe për edukimin e fëmijëve e shumë tema të tjera. Andaj ne sot po e rifillojmë këtë program, i cili tashmë ka kaluar në pronësi të plotë të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.
Në vazhdim, nën udhëzimet e zyrtarëve për edukim qytetar, nxënësit, nëpërmjet përdorimit të metodave interaktive, kanë zhvilluar aktivitete që trajtojnë temën e demokracisë, të zgjedhjeve, qytetarisë aktive dhe të të drejtave të fëmijëve.
Punëtoritë zgjasin katër orë dhe mbahen tre herë në javë. Në çdo punëtori, nxënësit shprehin njohuritë e fituara dhe kreativitetin e tyre përmes fotografive, shkrimit, ilustrimeve dhe vizatimeve.
Për më shumë se dy vjet, programi është përkrahur nga fondacioni austriak ERSTE, me implementues OJQ TOKA, ndërsa tani ka kaluar në pronësinë e Kuvendit./arbresh.info/
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend