Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i lumtur që mandatin e ka përmbyllur me finalizimin e projektit të Sistemit Informativ Ligjor.
Sipas tij, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për jetën parlamentare dhe demokracinë e vendit, pasi që garanton transparencë maksimale për qytetarët, njofton Klan Kosova.
“Është një model i suksesshëm i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në shërbim të qytetarëve, i mbështetur nga Qeveria e Norvegjisë, që Kuvendin e Kosovës e bënë kampion rajonal të transparencës”.
“Si kryeparlamentar e kam promovuar gjithmonë qeverisjen elektronike si instrument kryesor që çon drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Këtë arrita ta bëj në Kuvendin e Kosovës”.
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve