Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e kandidatit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili ka thënë se ‘do ta bëjë Vjosa Osmanin kryeparlamentare’.
Osmani thotë se për të është fyerje për të dhe qytetarët nga Kurti të thuhet se do ta vendos si kryeparlamentare.
Ajo tutje thotë se deklarata e kandidatit të VV’së për kryeministër është seksiste për shkak se, sipas Osmanit, Kurti pretendon se mund ta vendos atë kudo vetëm pse është grua.
“Nuk e kam dëgju kurrë z. Kurti duke thënë se filan burri do të vendosi këtu ose do ta bëjë diçka. Kurrë nuk ka thënë për Ramush Haradinajn. Sepse në raport me burra ai mendon se ulët dhe vendos, ndërsa mendon se mua si grua vetëm më vendos diku. Unë ia kam dëshmuar secilit burrë në politikë se të vetmit janë qytetarët që më vendosin”, ka thënë Osmani në Pressing.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...