Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë interesante që ka të bëjë me fituesit e Çmimit Nobel.
Në këtë drejtim, Trump ka pretenduar se nëse një çmim i tillë do të ndahej në mënyrë të drejtë, ai do të ishte gjithashtu një nga fituesit.
Një deklaratë të tillë presidenti amerikan e ka bërë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
“Mendoj se do ta merrja çmimin Nobel për disa çështje, por nëse do ta ndanin në mënyrë të drejtë, gjë që nuk ndodh”, ka thënë Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu ka ironizuar me faktin se fitues i këtij çmimi është edhe ish presidenti amerikan, Barack Obama.
Sipas Trump, Obama e mori këtë çmim aq herët sa që sipas tij, “as ai vet nuk e dinte pse e fitoi”. /Telegrafi/
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...