Barcelona po shpreson se do ta transferojë reprezentuesen e SHBA-së, Megan Rapinoe, raporton ESPN.
Sulmuesja aktualisht po luan te Seattle Reign, derisa mbrëmë e fitoi çmimin e lojtares më të mirë të vitit nga FIFA
Rapinoe ka shkëlqyer në këtë verë te SHBA në Kupën e Botës për femra, duke arritur që ta fitonin trofeun, ndërsa tani ka marrë vëmendjen e gjigantit katalunasit.

“Mendoj se ne mund ta transferojmë një lojtare të nivelit të tillë”, ka thënë drejtoresha sportive e Barcelonës, Maria Teixidor në një intervistë për Goal.
“Ajo është një sulmuese fantastike, mendoj se ajo tashmë ka ndërtuar një karrierë të madhe dhe do të na ndihmonte shumë nëse do të transferohet këtu”, ka shtuar më tej ajo.
Jenni Hermoso dhe Caroline Graham Hansen në këtë verë u transferuan te skuadra katalunase në kategorinë e femrave, ndërsa tani e duan ish-anëtaren e Lyonit. /Telegrafi/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin