Nga KOSTT thonë se me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të rregullt të transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 25 Shtator 2019 nga ora 00:00 deri në 00:10 do të bëhet rikyçja e transformatorit energjetik T2, ngarkesa e të cilit gjatë kohës së remontit ka qenë e furnizuar nga transformatori energjetik T1.
“Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave, nga ora 00:00 deri në 00:10 (redukimi i parashikuar 25 MW)”.
“Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit”, thonë nga KOSTT.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney