Një tërmet prej 6.0 shkallësh të Richterit goditi brigjet perëndimore të Porto Rikos, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Për viktima ose dëme të mëdha materiale nuk u raportua.
Tërmeti goditi rreth 62 kilometra në veriperëndim të qytetit San Antonio, mbrëmjen e kaluar, në orën 11:23, sipas kohës lokale.
Në San Antonio ndodhet aeroporti Rafael Hernandez – një lidhje kryesore ajrore për në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2010, shteti pranë i Haitit është goditur nga një tërmet shkatërrues prej 7.0 shkallësh të Richterit, i cili ka lënë mbi 250,000 njerëz të vdekur dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e vendit. /rel/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...