Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.
Sllovakia është njëri nga 5 shtet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.
“Takim i shkëlqyeshëm i shkëmbimit të ideve me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajčák. Bideduam për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së. Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...