Dy figurat e UCK’së, Sami Lushtaku dhe Gani Geci kanë folur rreth aktivistin e LDK’së, Haki Imeri, i cili menjëherë pas lufte u rrëmbye e më vonë u vra.
Lushtaku ka thënë se asnjëherë nuk e ka njohur Imerin por kur e ka pyetur gruan e tij, që vinte nga fshati i njëjtë me të, ajo i ka treguar se vjen nga një familje e mirë.
“Unë Haki Imerin nuk e kam njohur asnjëherë. Gruaja ime është nga Broja. Më ka thënë se është njëri i mirë dhe janë familje shumë e mirë [Familja e Haki Imerit]”, ka thënë Lushtaku.
Ndërkaq Geci thotë se Imeri ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së dhe ka qenë i njohur në rajonin e Drenicës.
“Ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së”, ka treguar Geci.
Ndërkaq Lushtaku ka thënë se e shqëtëson që për vrasjet e aktivistëve të LDK’së akuzohen UCK’ja. Sipas Lushtakut, këto vrasje duhet të zbardhen që të mos ketë akuza.
“Familjet kanë të drejtë me të pa në si vrasës, nëse të tjerët të akuzojnë. Kemi kërku prej Policisë, tash prej AKI’së që të merren seriozisht këto vrasje. Të zbardhen këto vrasje se na kanë mbetur si gogol”, ka thënë ish-komandanti i UCK’së, tash zyrtar i PDK’së.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë