Dukesha e Sussex u ka thënë vajzave adoleshente në një pjesë të privuar të Afrikës së Jugut se është me ta ‘si një grua me ngjyrë dhe si motra e juaj’.
Në shoqërinë e burrit të saj, Princë Harry, Meghan ka vizituar një qendër për gra dhe fëmijë në qytetin Nyanha, transmeton portali arbresh.info
Ky është turneu i parë zyrtar i çiftit jashtë shtetit me djalin katër muajsh, Archie.
Duke folur në një zonë e cila konsiderohet me një shkallë të lartë krimi, Dukesha ka vlerësuar punën e saj për luftën kundër dhunës së grave dhe fëmijëve.
“Jo vetëm si një shënim personal, mund të them edhe sa jam këtu me burrin tim si anëtarë i Familjes Mbretërore, unë jam këtu me ju si nënë, grua, si një grua me ngjyrë dhe si motra juaj”, tha Meghan.
Komentet e saj vijnë mes një sulmi të kohëve të fundit të dhunës ndaj grave që ka ndezur protestat në shumë zona të Afrikës së Jugut.
Përafërsisht 2,700 gra dhe 1 mijë fëmijë janë vrarë nga burrat gjatë vitit të kaluar. Të paktën 100 përdhunime gjithashtu raportoheshin çdo ditë./arbresh.info/

Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...