Sonte në orën 20:30 në një ceremoni “gala” në Milano, do të mësohet emri i lojtarit më të mirë në botë.
Në garë për çmimin “The best” janë dyshja e përhershme, Ronaldo – Messi si dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.
Ky është edicioni i katërt i FIFA Best Aëards, i zbuluar pasi organi botëror i futbollit përfundoi marrëveshjen me “Topin e Artë”.
Këtë natë do të shpallën edhe disa çmime të tjera si “lojtarja më e mirë femër”, “trajneri më i mirë” si dhe lojtarët më të mirë në pozicione të ndryshme.
Çmimet që do jepen në natën e sotme dhe kandidaturat:
Futbollisti më i mirë (Çmimi kryesor):
Cristiano Ronaldo (Juventus/Portugal), Lionel Messi (Barcelona/Argentina), Virgil van Dijk (Liverpool/Netherlands)
Futbollistja më e mirë:
Lucy Bronze (Lyon/England), Alex Morgan (Orlando Pride/USA), Megan Rapinoe (Reign FC/USA)
Trajneri më i mirë:
Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool), Mauricio Pochettino (Tottenham)
Trajneria më e mirë:
Jill Ellis (USA), Phil Neville (England), Sarina Ëiegman (Netherlands)
Portierja më e mirë:
Christiane Endler (Paris St-Germain/Chile), Hedvig Lindahl (Ëolfsburg/Sëeden), Sari van Veenendaal (Atletico Madrid/Netherlands)
Portieri më i mirë:
Alisson (Liverpool/Brazil), Ederson (Manchester City/Brazil), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona/Germany)
Çmimi Puskas (Goli më i mirë):
Lionel Messi (Barcelona v Real Betis), Juan Quintero (River Plate v Racing Club), Daniel Zsori (Debrecen v Ferencvaros).
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid