Pas problemeve me ish-bashkëshortin dhe babanë e saj, Britney Spears është shfaqur në publik me të dashurin e ri, Sam Asghari.
Këngëtarja e famshme dhe partneri i saj, modeli 25 vjeçar, kanë marrë pjesë në evenimentin e ndarjes së çmimeve ‘Daytime Beauty Aëards’ në Los Angeles të Kalifornisë.
I dashuri i saj ka fituar një çmim për rezultatet në fitnes, ndërsa atë e ka mbështetur e dashura e tij, këngëtarja 37 vjeçare.

Britney dukej në gjendje shumë të keqe, me ç’rast shihej qartë ndikimi i jetës së saj private dhe problemeve psikike në dukjen e yllit të muzikës pop.
Ajo dukej shumë e lodhur, me peshë të shtuar, si edhe nuk i kishte më linjat trupore, për të cilat është angazhuar shumë në të kaluarën.

Më herët gjatë këtij viti, Spears ishte shtrirë vullnetarisht në një qendër të shëndetit mendor, sepse e kishte pasur të vështirë që të përballej me sëmundjen e babait. Mirëpo, më vonë kishte thënë se babai e ka detyruar të shtrihej në atë qendër dhe se ia ka dhënë me zor barnat që në të kaluarën ka refuzuar t’i marrë, përkundër se ishin me rekomandim të mjekut.
Ish-burri i saj, Kevin Federline, e ka akuzuar babanë e këngëtares se e ka keqtrajtuar fizikisht djalin e madh të tyre dhe në këtë mënyrë e ka marrë 70 për qind të kujdestarisë së dy djemve të çiftit të dikurshëm, gjë që e rrënoi akoma më shumë Britneyn.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...