I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths, e ka mirëpritur një ofertë të rebelëve “Houthi” për t’i ndërprerë të gjitha sulmet kundër Arabisë Saudite, duke thënë se ajo mund ta sjellë fundit e luftës së përgjakshme.
“Zbatimi i nismës së rebelëve me mirëbesim do të mund ta dërgonte një porosi të fuqishme për vullnetin për t’i dhënë fund luftës”, tha i dërguari special i OKB-së për Jemenin.
Rebelët e mbështetur nga Irani, të cilët e kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe disa pjesë të tjera të vendit, janë duke luftuar kundër koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili e përkrah qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Lufta mes tyre filloi para katër vjetësh e gjysmë dhe po vazhdon ende.
Sidoqoftë, diplomati i OKB-së e vlerësoi lart dëshirën për përdorimin e rrugës politike për t’i dhënë fund konfliktit. Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një deklarate të lëshuar nga selia qendrore e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Dua ta theksojë rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj mundësie dhe lëvizjes përpara me të gjithë hapat e mundshëm për t’i pakësuar dhunën, sulmet ushtarake dhe retorikën e padobishme”, thuhet në këtë deklaratë.
Në konfliktin e Jemenit janë vrarë mbi 15 mijë njerëz, ndërsa më shumë se 50 mijë të tjerë besohet se kanë vdekur për shkak të mungesës së ushqimit, duke e bërë atë një ndër katastrofat më të rënda humanitare në botë në dekadat e fundit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër