Kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nga tërmetet që sot e kanë goditur Shqipërinë.
Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë.
Postimi i Limajt në Facebook:
I shqetësuar nga tërmeti që sot goditi vendet tona, në masë të madhe Tiranën dhe Durrësin. Ndajmë dhimbjen për gjithë të lënduarit dhe të prekurit në çfarëdo forme nga kjo fatkeqësi natyrore.
Institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë në këto momente të vështira.
Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin