Argjentinasi Lionel Messi sërish nuk ka zënë vend në formacionin e parë të Barcelonës, përderisa katalonasit do të tentojnë ta sigurojnë fitoren e parë si mysafir në këtë sezon.
Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligës në “Nuevo Los Carmenes”, kundër Granadas, në orën 21:00, kur do të tentojnë ta sigurojnë fitoren e parë jashtë “Camp Nou” këtë sezon, raporton Gazeta Express.
Përderisa Lionel Messi u kthye nga lëndimi i tij për ndeshjen e mesjavës kundër Dortmundit, ai e kishte nisur edhe atë ndeshje nga stoli, përderisa Barcelona dështoi për herë të tretë të fitojë jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, Granada do të shpresojë se do ta vazhdojë këtë ecuri të dobët të Barcelonës si mysafire. Pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër Espanyolit dhe Celta Vigos, ata do ta nisin këtë ndeshje me optimizëm.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin