Facebook ka bërë të ditur se ka pezulluar dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e një hetimi të nisur pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica.
Aplikacionet e pezulluara ishin të lidhura me rreth 400 zhvillues, thuhet në njoftim, transmeton portali arbresh.info.
Facebook tha që jo të gjitha aplikacionet paraqesin një kërcënim për përdoruesit.
Kompania ra nën presion të madh në 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica kishte hyrë në të dhënat e shumë përdoruesve pa leje.
Firma e konsulencës politike dyshohet se ka përdorur këto të dhëna – të korrura nga një kuiz personaliteti – për të synuar reklamat politike.
Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë në korrik nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, në ato që besohej të ishin gjobat më të mëdha të vendosura ndonjëherë për çdo kompani për shkeljen e intimitetit të konsumatorëve./arbresh.info/
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...