Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt.
Anëtari I KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka treguar numrin e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan arbresh.info.
“Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit do t’i ketë 1 milion e 937 mijë e 869 votues ose 111 mijë e 733 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Do të kemi 894 qendra të votimit apo 4 qendra më pak të votimit sesa në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë dhe 2 mijë e 547 vendvotime”, ka thënë ai.
Rrustemi ka shtuar se në votuesit e rinj hynë edhe 87 mijë e 180 votues që tashmë kanë mbushur 18 vjet.
“87 mijë e 180 votues janë të rinj që kanë mbushur 18 vjet në mes të këtyre dy pale zgjedjëve ndërsa 46 mijë e 976 emra të personave të vdekur janë larguar listat përfundimtare të votuesëve në Kosovë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje