Aleanca Kosova e Re (AKR) ka marrë mbështetje të madhe në zemër të Drenicës. AKR-ja ka mbajtur takim me qytetarë dhe struktura të partisë në komunën e Skenderajt.
Kryetari i degës së AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishaj tha se në këto zgjedhje AKR-ja do t’i befasoj partitë tjera.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për 20 vjet i ka mbajtur me mashtrime qytetarët e Kosovës.
“20 vjet PDK e ka mbajtur këtë popull me mashtrime. Unë në emër të degës së AKR-së në Skenderaj, ju tregoj fuqinë e AKR-së në Skenderaj. Në dy zgjedhjet e kaluar i kemi befasuar të gjitha partitë, kësaj here i përshëndet prej këtu dhe u them se do të befasohen edhe më tepër në zgjedhjet e 6 tetorit”, u shpreh Dervishaj.
Në anën tjetër, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kjo parti është e dyta në Drenicë.
Pacolli, tha se AKR është parti liberale ,që ekzistencën e shtetit dhe shoqërisë e bazon vetëm te puna.
“Jemi partia e dytë në Drenicë. Thanë që unë jam argat i PDK-së. Jo unë nuk jam argat i askujt, por kam qenë argat i shtet ndërtimit të Kosovës. AKR-ja është një parti liberale, që ekzistencën e shtetit dhe shoqërisë e bazon vetëm te puna. Mua ajo që ma zgjat jetën dhe më jep energji është puna”, ka thënë Pacolli.
Edhe në Drenicë, AKR-ja prezantoj kandidatët e saj për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3033242016750156/

Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...