Presidenti i Iranit Hassan Rouhani dhe delegacioni i tij nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që mbahen në New York nëse SHBA nuk jep vizën brenda disa orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA ka njoftuar se SHBA-ja ende nuk i ka dhënë vizë delegacionit iranian, përfshirë presidentin Rouhani dhe ministrin e Jashtëm Javad Zarif të cilët kanë aplikuar për vizë për të marrë pjesë në mbledhjet e AP të OKB-së që kanë filluar dje dhe të cilat përfundojnë më 30 shtator në New York.
Teksa është parashikuar që Zarif të udhëtojnë drejt New Yorkut të premten dhe presidenti Rouhani të hënën, thuhet se Irani do të heqë dorë nga pjesëmarrja e tij në mbledhjet e AP të OKB-së nëse edhe sot nuk shënohet ndonjë zhvillim lidhur me vizat.
Departamenti Amerikan i Thesarit në gusht vendosi ministrin e Jashtëm Zarif në listën e sanksioneve me arsyetimin se ka punuar në emër të liderit iranian Ayatollah Ali Khamenei.
Sanksionet përfshijnë pengesën e qasjes së Zarif-it në pasurinë e tij në SHBA dhe në të njëjtën kohë ndalon udhëtimin e tij në SHBA si dhe ndalon shtetasit amerikanë që të ndërtojnë ndonjë marrëdhënie tregtare me ministrin e Jashtëm iranian. Përkundër kësaj SHBA i cili është vendi ku ndodhet selia e OKB-së, ka përgjegjësinë që t’u japë viza diplomatëve që vijnë në New York për të marrë pjesë në mbledhjet e OKB-së.
Departamenti Amerikan i Shtetit i dha vizë të kufizuar ministrit iranian në korrik kur udhëtoi në SHBA për të marrë pjesë në një mbledhje të OKB-së dhe poashtu nuk u lejua të dalë jashtë ndërtesës së OKB-së dhe konsullatës iraniane në New York.
Ndërkohë pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të takohet me presidentin iranian Rouhani gjatë mbledhjeve në OKB.
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri