Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Dr. Johan Strobl, Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Peter Lennkh, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Raiffesien Bank Kosovo dhe njëherësh Anëtar i Bordit Menaxhues të Raiffeisen Bank International, si dhe Robert Wright Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo.
Në këtë takim u diskutuan zhvillimet pozitive të sektorit bankar, sfidat e ardhshme dhe roli i këtij sektori në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Guvernatori Mehmeti i informoi zyrtarët e Raiffeisen Bank lidhur me stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe falënderoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank për përkrahjen e vazhdueshme, që ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti uroi Raiffeisen Bank për hapjen e zyrës së re qendrore dhe falënderoi Dr. Strobl për investimet e Raiffeisen Bank në Kosovë, duke theksuar se ky investim është tregues i zotimit për të vazhduar përkrahjen e sektorit financiar edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank lidhur me zhvillimet pozitive në përmirësimin e kornizës rregullative me qëllim të integrimit më të shpejtë të sektorit financiar të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Raiffesien Bank falënderuan Guvernatorin Mehmeti për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit financiar dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të avancimit të mbikëqyrjes së sistemit financiar.
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme