Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike dokumentet më të cilat qytetarët e Kosovës me të drejtë vote mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.
KQZ në njoftim ka cekur katër dokumente të vlefshme, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin e KQZ-së.
“Bazuar në udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, nr. 965/2019, për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për Identifikimin e Votuesve në Vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me 6 tetor 2019.
Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme siç janë:
A. Letërnjoftim i vlefshëm;
B. Pasaportë e vlefshme;
C. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
D. Leje e vozitjes e vlefshme.
Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ./arbresh.info/
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...