Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg është nderuar nga Amnesty International USA, me çmimin Ambasador i Ndërgjegjësimit 2019.
Që nga arritja e saj në SHBA me anijen pa karbon, ajo u është bashkuar protestave për klimën dhe kishte një numër paraqitjesh para mediave si pjesë e lëvizjes së saj Fridays For Future (shq. Të premtet për të ardhmen), transmeton portali arbresh.info.
16-vjeçari pranoi çmimin në emër të “të gjithë të rinjve të patrembur që luftojnë për të ardhmen e tyre, një të ardhme që ata duhet të jenë në gjendje ta marrin si të mirëqenë, por siç duket tani, ata nuk munden”.
Amnesty tha se kjo ishte si për Gretën ashtu edhe për lëvizjen që ajo krijoi pasi ajo kishte treguar “udhëheqje dhe guxim unik në ngritjen e të drejtave të njeriut”.
Sekretari i Përgjithshëm i OJQ-së, Kumi Naidoo, i cili vetë ishte një aktivist i ri gjatë regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut, i dha çmimin më të lartë të të drejtave të njeriut Thunberg dhe aktivistëve të tjerë në Washington DC./arbresh.info/
Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në...
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...