Në qoftë se jeni përdorues të “Gmail”, “Maps”, “Search”, apo të një produkti tjetër, shumë nga informacionet tuaja private ruhen në serverat e Google.
Por mos u shqetësoni! Tanimë ju mund t’i tregoni gjigantit elektronik çfarë të bëjë automatikisht me të dhënat tuaja nëse ndaloni së përdoruri produktet e tij, për shembull..pasi të vdisni, transmeton TCH.
Për ta realizuar një gjë të tillë ndiqni këto hapa:
1-Shkoni në adresën: myaccount.google.com
2-Shtypni “Data & Personalization”
3-Uleni faqen pak më poshte dhe selektoni “Make a plan for your account”
4-Klikoni “Start”
5-Më pas mund të zgjidhni se sa gjatë duhet të presë “Google” për të fshirë të dhënat tuaja, kur të shohë se keni qëndruar tërësisht inaktivë.
Mundësia e parë është “3 muaj”, por mund të zgjidhni dhe më shumë se 18 muaj. Sipas kompanisë, do duhet një muaj para se llogaria juaj të bëhet zyrtarisht inaktive.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...