Emisioni “Open” në Top Channel filloi me debate të shumta sot. Pyetja, a do të ketë një marrëveshje Rama-Basha, ‘ndezi’ të ftuarit.
Gazetari Carlo Bolino ka thënë se nuk mund të ketë një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës me kushtet që kërkon Partia Demokratike pasi Basha tashmë është i dobët.
I mendimit ndryshe është analisti Andi Bushati.
Ai theksoi se s’do të ketë një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës sepse nuk mund të ketë një marrëveshje me një person që ka shkelur shtatë marrëveshje të bëra më herët.
Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se partia kryesore e opozitës nuk tërhiqet nga kushti i saj që është zgjedhje pa Ramën kryeministër. Por gazetari Alfred Peza reagoi duke theksuar se ky kusht bie sepse ka një krizë brenda opozitës.
“Zonja Kryemadhi ka pranuar të dialogojë me Ramën kryeministër”,- u shpreh Peza.
Sa i përket një marrëveshjeje të mundshme PS-PD, Peza tha se shtrati i saj është shtruar nëpërmjet tre pikave: “dialog pa kushte; mbështetje për reformën në drejtësi; reformë e re zgjedhore.”
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...