Prishtinë, 16 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) të dyshuar në tri raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, Departamentin e Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
| Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
| Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
| Prishtinë | / | 6 | 1 – 1 | / | / |
| Prizren | / | 4 | / | / | / |
| Pejë | / | 1 | / | / | / |
| Gjilan | / | 3 | 1 – 3 | / | / |
| Gjakovë | / | 2 | 1 – 2 | / | / |
| Mitrovicë | / | / | / | / | / |
| Ferizaj | / | / | / | / | / |
| Totali | / | 16 | 3 – 6 | / | / |
///////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, si dhe katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë, katër (4) persona në tri raste të ndara.
Dy (2) persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.
Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” sipas KPRK-së.
Po ashtu, një (1) person është ndaluar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së,
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.
Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”sipas KPRK-së.
///////////
///////////
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...