Sot në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është bërë vendosja e mozaikut nga qeramika me gjatësi prej 6 metra katrorë dhe me peshë prej 200 kilogramësh, raporton arbresh.info.
Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se iu janë dashur afër 2 javë për ta përfunduar.
“Ky mozaik i cili ka dimensione 6 metër katror dhe peshon rreth 200 kg, e kam punuar me dashuri të madhe për Policinë e Kosovës, respektivisht për shënimin e 20 vjetorit të policisë së Kosovës.
E falënderoj drejtorin e përgjithshëm Rashit Shalaj dhe Baki Kelanin që ka qenë në vazhdimësi në kontakt me mua. Puna e policisë po na krenon dhe kjo më ka bërë që unë të marr këtë iniciativë për Policinë e Kosovës” tha Hoxha.
Kurse, zëdhënësi, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë.
“Na keni dhuruar një Mozaik të Shkëlqyer për Policinë e Kosovës dhe ju falënderoj për aktivitet tjera që i keni bere ne bashkëpunim me policinë e Kosovës, / arbresh.info. /


Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...