Eduard Snowden sinjalizuesi amerikan i cili ka zbuluar dokumente të klasifikuara të cilat trgojnë në detaje programet e mbikëqyrjes qeveritare, po i bën thirrje Francës t’i japë azil. Snowden për momentin është duke u strehuar nga qeveria e Putinit në Rusi në mënyrë që ta shmangë ndjekjen penale nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.
“Mbrojtja e sinjalizuesve nuk është veprim armiqësor”, tha ai për radion franceze, në Francë , duke iu drejtuar presidentit francez Emanuel Macron.

Ai pa sukses aplikoi për azil në Francë më 2013 në kohën e presidentit , Francois Hollande dhe gjithashtu ka kërkuar azil në disa vende të tjera.
Eduard Snowden u akauzua për dhënie të informatave “shumë të dëmshme”, pasi iu dha dhjetëra mijëra dokumente të fshehta të larta për gazetarët në vitin 2013.
Historia e parë e bazuar në ato dokumente u botua gjashtë vjet më parë dhe zbuloi një urdhër të fshehtë gjykate që i lejonte Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kombëtare (NSA) të mbledhë të dhënat e më shumë se 120 milion telefonatave midis amerikanëve të zakonshëm./
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi