Qeveria iraniane ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Shtetet e Bashkuara se ishte mbrapa sulmit ndaj impianteve saudite të naftës, me qëllim tronditjen e furnizimit botëror me energji.
Zëdhënësi i Ministris së Jashtme iraniane, Abaz Musavi, duke folur për televizionin shtetëror vendas i cilësoi akuzat e Uashingtonit si “të pakuptimta”.
Ndërkohë, një komandant i Gardës Revolucionare paralajmëroi se bazat amerikane dhe luftanijet e tyre në rajon janë nën rrezen e raketave iraniane.
“Të gjithë duhet ta dinë se bazat amerikane dhe luftanijet e tyre në një distancë prej 2 mijë kilometrash përreth Iranit janë brenda rrezes së raketave tona”, deklaroi oficeri i lartë, i cituar nga një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve.
Ai shtoi se Irani është gati për një luftë totale me Shtetet e Bashkuara.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C