Ekspertët e forenzikës në Meksikë i kanë gjetur 44 trupa të njerëzve në një pus në provincën Jalisco.
Vendi ku u gjetën trupat e njerëzve ndodhet afër qytetit Guadalajara, ndërsa mbetjet e trupave ishin fshehur në 119 qese të zeza.
Trupat e njerëzve u gjetën pasi banorët lokalë ishin ankuar te autoritetet për erën e rëndë që kundërmonte në vendbanimin e tyre.
Kjo provincë shtrihet në një nga zonat më të dhunshme të bandave meksikane të drogës, ndërsa kjo është gjetja e dytë masive e trupave të njerëzve në këtë rajon vetëm gjatë këtij viti.
Raportohet se shumica e trupave ishin të prerë në disa copa, prandaj autoritetet u detyruan t’i bashkojnë ato për t’i identifikuar personat. Sidoqoftë, shumë pjesë të trupave ende kanë mbetur të paidentifikuara.
Një organizatë lokale, e cila merret me kërkimet për personat e zhdukur, ka kërkuar nga qeveria që në vendin ku u gjetën trupat të dërgojë më shumë specialist për të ndihmuar në procesin e identifikimit të trupave.
Zyrtarët e kësaj organizate thanë se departamenti lokal i forenzikës nuk i ka shkathtësitë e nevojshme për ta kryer këtë operacion, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë