Ansu Fati pati një natë të ëndërruar të shtunën në Camp Nou, duke nisur nga goli, asisti dhe te duartrokitjet e pareshtura që i mori.
Trajneri Ernesto Valverde vendosi t’ia besojë Fatit një vend titullari për ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias të shtunën në mbrëmje dhe 16-vjeçari ia shpagoi besimin atij duke luajtur më mirë seç kishte ëndërruar, transmeton Gazeta Express.
Pasi e kishte shënuar golin e parë në karrierë për Barçën kundër Osasunas në xhiron e kaluar të La Ligës, sulmuesi adoleshent shënoi kundër Valencias pas vetëm një minute lojë, falë një asisti të bukur nga Frenkie de Jong.
Fati ia ktheu nderin mesfushorit holandez duke i asistuar te goli i dytë i Barçës vetëm gjashtë minuta më vonë.
Valverde e nxori atë nga loja në minutën e 69-të dhe Fati mori duartrokitje të mëdha nga i gjithë Camp Nou.
Ai u ul në bankën e rezervistëve duke e ditur se tashmë i ka shënuar dy gola në 116 minuta lojë në total për ekipin e parë të gjigantit katalonas. /Gazeta Express/
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar