Por, deri tani pak persona janë interesuar për legalizimin e armëve.
“Deri me tani, dikund mbi 1700 aplikacione janë. Gjithë këto aplikacione kanë bërë që ne të shohim një interesim të qytetarëve. Duhet kuptuar se është hera e parë e formatit të tillë për legalizim”, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilmi Zeka, për T7.
“Dënimet janë radikale, të ashpra”, ka shtuar Zeka.
Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje.
Deri me 17 shtator, qytetarët kanë kohë t’i legalizojnë armët pa leje. Nëse nuk legalizohen deri me këtë kohë, policia ka thënë se do të ketë gjoba me 7.500 euro dhe dënim deri në 10 burgim, transmeton Indeksonline.
Legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet e tjera nga zyrtarët policorë.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...