Facebook ka sanksionuar faqen zyrtare të Benjamin Netanyahut, pas një postimi ku bëhej thirrje tek votuesit për të kundërshtuar një qeveri të përbërë nga “arabët që duan të na shkatërrojnë të gjithë neve”.
Platforma sociale tha se postimi kishte shkelur politikën e gjuhës së urrejtjes, transmeton portali arbresh.info.
Rrjedhimisht, Facebook çaktivizoi funksionin automatik të faqes për 24 orë.
Kryeministri izraelit ka mohuar ta ketë shkruar postimin.
Në një intervistë me radion Kan Reshet Bet, z. Netanyahu sugjeroi që për gabimin ishte përgjegjës një punonjës.
Presidenti i krahut të djathtë po bën fushatë për të mbajtur detyrën e tij në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme.
69-vjeçari është përpjekur të sigurojë mbështetje nacionaliste duke përdorur retorikë të ashpër./arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C