Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbajtur Konventën në të cilën ka nominuar zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në fjalën e tij tha qeverisja e tyre do të jetë dinjitoze dhe e sinqertë, raporton arbresh.info

“Këtë rrugëtim për një qeverisje që i siguron Kosovës zhvillim, vendin e merituar në botë e këto tek ne mirëqenie për qytetarët sundim të ligjit, i siguron Kosovës qeverisje dinjtioze, qeverisje të sinqertë, ku çdo qytetarë do të rikthen besimin tij tek lidershipi i vet”.
Tutje Pacolli deklaroi se varfëria në vendin tonë do të luftohet duke krijuar vende të punës dhe ngritur zhvillimin ekonomik.

“AKR -Nisma kanë ditur në momente ma kritike të jenë pas qytetarit me punën e vet diturin e vet profesionalizëm e vet, me koalicionin gjithëpërfshirës të Nismës, AKR, PD, vendosim për qeverisjen e ardhshme që do të sjell në Kosovë zhvillim ekonomik, perspektiv për të rinjtë e tanë dhe qytetarët. Ky koalicion rininë e radhit në vendin e parë, është begatia më e madhe e Kosovës, ky koalicion hyn në garë elektorale me dëshirë shumë të madhe që rininë ta ketë mbrapa dhe të punon bashkë me rininë dhe për rininë e Kosovës. Ne do ta luftojmë varfërinë duke krijuar vende pune, perspektivë për rininë tonë, duke e ngrit zhvillimin ekomomik. Qeveria e ardhshme duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, vetëm me përmbylljen e dialogut, Kosovës do ti hapën dyert gjithkund në botë. Negociatat dojmë me i pas me Serbinë, por i dojmë kufijtë e pa prekur, e dojmë sovranitetin, kushtetutën tonë”, u shpreh ai./arbresh.info/

Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit