Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni, ka takuar anëtarët e Lidhjes së Miqësisë në Kuvendin e Japonisë.
Në këtë takim, presidenti Thaçi ka theksuar se Lidhja e Miqësisë është rritur dhe përtërirë me deputetë të rinj dhe i ftoi ata që të vizitojnë Kosovën.

Sipas tij, hapja e Ambasadës së Japonisë që do të bëhet së shpejti në Prishtinë, është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe thellimit të miqësisë ndërmjet dy shteteve.
“Raportet me Japoninë janë duke shënuar përmirësim të hovshëm për çfarë më duhet të falënderoj kryeministrin Abe, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe juve miq të nderuar”, ka thënë Thaçi, njofton Presidenca.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Në Kosovë ka konsensus të plotë që anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë, duke iu bashkuar vlerave perëndimore”.
Nga ana tjetër, Ryu Shionoya, kryetar u grupit të miqësisë me Kosovën ka theksuar se të gjithë deputetet, anëtarë të këtij grupi do të angazhohen për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës