Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në përurimin e Sallës së sporteve në shkollën fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës.
Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se, kjo sallë ia shton vlerën kësaj shkolle e cila mbanë emrin e një veprimtari të shquar siç është Ramë Bllaca, por edhe është dëshmuar për rezultate.

Ministri Bytyqi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të nivelit qendror me atë komunal, sa i përket realizmit të projekteve, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e talentit të të rinjve tanë.

“Padyshim që përtej përgatitjes dhe rëndësisë që ka ana edukative, është po aq e rëndësishme edhe pjesa rekreative, e cila po mundësohet me rastin e përurimit të kësaj salle. Si qytetarë të Kosovës, e kemi dëshmuar që jemi të talentuar, sidomos në sport, prandaj kjo na obligon që t’u krijojmë kushte të rinjve tanë për të zhvilluar talentin e tyre. Padyshim, talente të tilla do të dalin edhe nga kjo shkollë”, ka thënë Bytyqi.
Ministri Bytyqi po ashtu tha se, Kosova ësnhtë në rrugë të mbarë për të krijuar një sistem arsimor çfarë i duhet vendit.
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...