Një 30-vjeçar shqiptar, i cili pretendon të jetë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, është vënë në pranga nga policia britanike pasi akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e një ferme kanabisi në qytetin e Galashielsit.
Ndërkaq, 30-vjeçari, Mirjan Kastrati pretendon se ka ikur nga Shqipëria nga frika se do të vritej dhe se ka paguar 16 mijë paund trafikantëve që ta merrnin atë në Britani.
Kur policia britanike bastisi ndërtesën e katit të parë, ata gjetën 700 bimë kanabis sativa dhe 30-vjeçarin shqiptar në gjumë në zonën e saj të kuzhinës.
30-vjeçari Mirjan Kastrati, u deklarua fajtor pasi u kap në flagrancë në fermën e kanabisit në Gashiels nga policia britanike./shekulli
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj