Gjatë ditës së mërkurë, në një intervistë me Axios, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli akuzoi Rusinë për ndihmë në një përpjekje serbe për të detyruar vendet afrikane që të revokojnë njohjen diplomatike të Kosovës.
Pamja e plotë: Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur si shtet i pavarur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe pjesën më të madhe të BE-së. Serbia kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës dhe ka ndërmarrë një përpjekje të fshehtë për të bindur vendet e tjera që ta ndryshojnë këtë rrjedhë. Qëllimi është që numri i përgjithshëm i vendeve që njohin Kosovën të bie nën 97, ose sa gjysma e anëtarësimit në OKB.
Në fokus: Ajo që së fundmi ka bërë bujë të madhe është kur ministri i jashtëm i Serbisë deklaroi se Republika Qendrore e Afrikës (CAR) kishte tërhequr njohjen e Kosovës.
Jashtë fokusit: SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen të zbusin tensionet e vazhdueshme midis fqinjëve të Ballkanit. Z. Ryan Scherba nga Balkan Insider transmeton se dialogu ka ngecur për 2 arsye kryesore: fushata e Serbisë për mosnjohje dhe tarifa 100% e Kosovës e vendosur në mallrat serbe vitin e kaluar.
Pacolli tha për Axios se Kosova mund t’i heq tarifat “nëse Serbia është e gatshme të ulet dhe të punojë me ne në bazë të ndonjë reciprociteti.”
Mes rreshtave: Z. Scherba thotë se është “një lehtësim të dëgjojmë deklarimin e z. Pacollit se tarifat mund të revokohen”.
Me rëndësi: Duket se pak progres është i mundshëm përpara zgjedhjeve të Kosovës në muajin tetor. Votimi i parakohshëm u thirr pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirrej si i dyshuar para gjykatës speciale në Hagë e cila është duke hetuar krimet e luftës në Luftën e Kosovës 1998–99.
Trurin nuk e plakin vitet, por diçka tjetër: Fakti i fshehur...
Studimi: Një javë detoksifikim nga rrjetet sociale përmirëso...
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë...
Toney i lënduar për pëlqimin e Benitës ndaj Klodit: Nuk dua ...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Trump: Maduro i ka ditët numëruara