Sigal Prishtina po vazhdon përgatitjet për garat ndërkombëtare.
Bardheklatrit do të garojnë në Basketball Champions League, ku në rrethin e parë të kualifikimeve do të ndeshen me Leagian e Varshavës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.
Dardan Berisha është optimist para sfidës së parë. “Tashmë jemi të kompletuar dhe po përgatitemi për ndeshjet ndaj Legias. Ndeshja e parë zhvillohet në shtëpinë tonë dhe me ndihmën e publikut, nëse arrijmë rezultat pozitiv, atëherë, gjithçka është e mundur. Gjithsesi edhe nëse eliminohemi nga kjo garë, do të luajmë në FIBA Europe Cup. Dihet se synimet e Prishtinës gjithmonë janë të mëdha dhe ne do të japim maksimumin”, theksoi Berisha për faqen e FBK-së.
Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.
Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvillohen më 26 dhe 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.
Në Grupin C do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar. Pra, Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin dhe fituesi kualifikohet ne Grupin C.
Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...