Valon Berisha e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke e festuar golin e Mërgim Vojvodës, në fitoren 2:1 ndaj Republikës Çeke. Futbollisti kosovar i ka shprehur emocionet e tij pas golit në të cilin asistoi vetë nga korneri
Valon Berisha e ka bërë një rikthim sensacional në Përfaqësuesen e Kosovës
Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke dhe menjëherë u vërejt efekti, pasi ai e dhuroi asistimin nga korneri për golin e dytë të mbrojtësit të djathtë, Vojvoda.

Ai e ka përshkruar këtë ndjenjë përmes një fotografie të postuar në Instagram.
“Emocione të pastra”, kas shkruar Berisha në gjuhën angleze.
Kosova u ngrit në kuotën e 8 pikëve në Grupin A, ndërsa kundërshtari i saj i radhës, Anglia ka një më shumë, 9.
Këto dy ekipe do të përballen në mes vete nesër mbrëma në Southampton.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...