Uragani “Dorian” ka arritur në provincën kanadeze të Nova Scotia, duke rrëzuar pemë dhe duke lënë pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi.
Qeveria Kanadeze tha që ushtria do të ndihmojë përpjekjet e rimëkëmbjes, transmeton portali arbresh.info
Kanada preket nga Uragani “Dorian” disa ditë pasi shkatërroi një pjesë të Bahamas.
Në Bahamas numri i të vdekurve ka shkuar në 43, por pritet që të rritet.
Stuhia pritet të kalojë mbi Neëfoundland verior dhe Labradorin lindor të dielën. Banorët afër bregut janë këshilluar të evakuohen si masa paraprake.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është informuar për stuhinë./arbresh.info/
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...