Britania po përballet me një Bishë të re nga Lindja në atë që mund të jetë një nga dimrat më të ftohtë në 30 vjetët e fundit, thonë ekspertët klimatik.
Studiuesit që përpiqen të parashikojnë një nga parashikimet më të gjata të motit në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se temperaturat do të jenë më të ftohta se normalja gjatë janarit dhe shkurtit 2020, njofton Klan Kosova.
Shkencëtarët parashikojnë në Britaninë e Madhe një temperaturë mesatare prej 3.9C për nga janari deri në shkurtin e vitit 2020 në Anglinë qendrore – për të cilën ata thonë se është 0.5C nën mesataren 1981-2010 për të njëjtën periudhë.
Ekipi, i udhëhequr nga Mark Saunders, profesor i parashikimit të klimës në University College London, siç shkruan Independent, tha se: “Kjo do të rendit vitin 2020, si dimri më i ftohtë që nga janari-shkurt 2013”.
“Kjo gjithashtu do të renditej Janar-Shkurt 2020 si dimri i shtatë i dimrit më i ftohtë në 30 vitet e fundit dhe dimri i 23-të më i ftohti që nga viti 1953”.
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...