“Lista Serbe” e Goran Rakiqit përfundimisht do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Ata do të dorëzojnë sot listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
Një vendim të tillë e kanë marrë pas konsultimeve që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express.
Lista me emrat e kandidatëve do t’i dorëzojnë sot në orën 1 e 30, dhe më pas kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do t’iu drejtohet gazetarëve në një konferencë për media.
Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën me emrat e atyre që do të garojnë për deputet.
Deri më tani dy parti politike kanë dorëzuar listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë pritet që një proces të tillë ta përmbyll sot edhe LDK’ja e Isa Mustafës e cila dje edhe përkundër mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë mundur që të dalin me një listë finale./GazetaExpress/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...