Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, sot me “Medalje për guxim” do t’i dekorojë tetë zjarrfikës nga Qytetit i Shkupit, ndërkaq Brigadës së Zjarrfikëseve do t’i nderojë me “Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Zjarrfikësit e Shkupit, informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, nderohem me “Medalje për guxim” për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave duke u përballur me stuhinë e zjarrit në një ndërtesë banesore në rrugën “Heronjtë e Popullit” në Kisella Vodë, gjatë cilës kanë kontribuar në tërheqjen e banorëve nga banesat.
“Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ua ndanë Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për shkak të kryerjes së detyrave gjatë fikjeve të zjarreve në zonën e Shkupit, mënjanimin e rrezikut për shkaktim të zjarreve, shpëtim të jetës së qytetarëve dhe mbrojtje të pronës të cilat janë rrezikuar nga zjarret dhe eksplozivet, por edhe për aktivitete tjera në pajtueshmëri me tërë punën e tyre, njofton portalb.mk.
Nga Njësia e Zjarrfikësve në faqen e tyre të Fejsbukut çdo ditë dhe në kohë reale informojnë për zjarret që paraqiten në territorin e Shkupit dhe për rajonet tjera, por edhe për rrjedhën e intervenimeve dhe rezultatin e të njëjtave.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë