Juventusit raportohet se i është refuzuar një ofertë për Neymar prej 100 milionë euro plus sulmuesi Paulo Dybala.
Spekulimet u ngjallën gjatë verës duke u sugjeruar se Juventusi ishte ndër klubet e interesuara në shërbimet e tij pasi bëri të qartë se dëshironte të largohej nga PSG, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse asnjë lëvizje nuk ndodhi, eksperti i futbollit spanjoll Guillem Balague pretendon se “Zonja e Vjetër” ishte në gjendje për të shkëmbyer Dybalan duke ofruar edhe disa para me brazilianin.
Sulmuesi argjentinas është përfolur shumë për transferim te Manchester United dhe Tottenham Hotspuri, por transferimi te të dy klubet dështoi për shkak të mos rënies dakord për kushtet personale.
Sidoqoftë, Balague shkruan se kampioni i Francës refuzoi ofertën e Juves.
27-vjeçari do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri të paktën në janar për shkak se marrëveshjet me Barcelonën dhe Real Madridin nuk arritën të realizohen./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...