Rreth 10 mijë njerëz organizuan sot një protestë anti-qeveritare në kryeqytetin e Moldavisë , kundër qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Disa protestues janë përleshur me policinë derisa janë përpjekur të depërtojnë në ndërtesën e parlamentit. Kjo ishte java e pestë e protestave anti-qeveritare të cilat filluan me 6 shtator.
Protestuesit, po kërkojnë hetime lidhur me zhdukjen e gati 1.5 miliard dollarësh nga tri banka të Moldavisë vitin e kaluar dhe ata që janë përgjegjës të ndiqen penalisht.
Protestuesit janë gjithashtu po kërkojnë zgjedhje të parakohshme edhe për presidentin, ndërsa kryeministri dhe të tjerët të japin dorëheqje, transmeton Klan Kosova.
Të shtunën, dy parti pro-ruse kanë ngritur rreth 250 tenda pranë Parlamentit, kështu duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit