Stuhitë e dhunshme dhe përmbytjet kanë goditur pjesën juglindore të Francës, duke vrarë të paktën 10 persona ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë të humbur, raportojnë zyrtarët.
Tre persona të moshuar u mbytën kur shtëpia e tyre në afërsi të qytetit të Antibes u përmbyt nga uji, raporton BBC.
Ndërsa pesë persona të tjerë kanë vdekur kur ata u bënë përpjekje për të parkuar makinat e tyre nën strehë dhe më pas u bllokuan.
Presidenti francez Francois Hollande ka falënderuar shpëtuesit dhe ka shprehur “solidaritetin e kombit”.